Portali X
Ballina

Lotaria përsëri turpërohet: interesi publik është më i rëndësishëm se përpjekja për t’i fshehur pagesat!

1 min 16
Lotaria përsëri turpërohet: interesi publik është më i rëndësishëm se përpjekja për t’i fshehur pagesat!


Në vend që të shpjegojë kujt, për çfarë dhe sa para i ka paguar, Lotaria Shtetërore ngriti pretendime për shkelje të të dhënave personale pas publikimit të storjes së PortaliX për personat që merrnin honorare.

Në paraqitjen e saj, Lotaria na akuzoi rrejshëm se kemi publikuar numra të llogarive bankare. Ky akuzim nuk gjen mbështetje në gjendjen faktike të konstatuar nga mbikëqyrësit: ata rendisin emrin dhe mbiemrin, bankën përmes së cilës është kryer pagesa dhe shumën e paguar. Numrat e llogarive bankare nuk figurojnë mes të dhënave të publikuara. Emri i bankës është një gjë, ndërsa numri i llogarisë bankare është diçka krejt tjetër!

Mbikëqyrësit nuk kanë konstatuar shkelje të dispozitave për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në procesverbal thuhet qartë se publiku ka interes të dijë se si një shoqëri në pronësi shtetërore angazhon persona, për çfarë pune dhe sa para publike ndan për ta. Të dhënat e publikuara janë vlerësuar si minimale dhe të nevojshme për informimin e publikut, ndërsa interesi publik mbizotëron mbi interesin privat të personave të përmendur.

Storja jonë ngriti pyetje për familjarë dhe kuadro partiake në listën e pagesave të Lotarisë. Ky procesverbal nuk u jep përgjigje këtyre pyetjeve — ai konfirmon se me publikimin e të dhënave nuk kemi shkelur dispozitat për mbrojtjen e të dhënave personale.

Pyetja mbetet: kujt i janë paguar para publike dhe çfarë pune ka bërë për to?

Paratë publike kërkojnë llogaridhënie publike.

Ndaje

Të ngjashme