
Prokuroria Themelore Publike e Strumicës kërkon kontroll të brendshëm në Drejtorinë për Inteligjencë Financiare
Prokuroria e Strumicës kërkon kontroll të brendshëm në Drejtorinë për Inteligjencë Financiare për një depozitë prej 500 mijë eurosh
Storje të thelluara dhe reportazhe hulumtuese

Prokuroria e Strumicës kërkon kontroll të brendshëm në Drejtorinë për Inteligjencë Financiare për një depozitë prej 500 mijë eurosh

Nga ringu i boksit, përmes vuajtjes së dënimit me burg dhe angazhimit si truproje e kryeministrit Hristijan Mickoski – kështu duket rruga profesionale e drejtorit të sapoemëruar të burgut të Shutkës, Oliver Stankovski.

Oliver Branko Stankovski, i cili është emëruar drejtor i INP Burgu Shkup – Shutkë, në të kaluarën edhe vetë ka qenë prapa grilave.


Kompania e Mia Miloshevskës ka përfituar 1,85 milionë denarë nga Lotaria Shtetërore vetëm dy muaj para projektit milionësh për festimin e pavarësisë. Ajo vazhdon të mos paraqitet në publik, ndërsa për sponsorizimin, në emër të saj përgjigjet babai, Boban Miloshevski.

Pesë ditë pas raportimit të PortaliX për mbi 300 leje të dyshuara të falsifikuara, Prokuroria ende nuk ka hapur lëndë. MPB-ja thotë se po mbledh prova, ndërsa hetimi pritet të zbardhë përmasat dhe personat e përfshirë.

Një fotografi e një viçi të porsalindur, të shpëtuar nga zjarret në Kaliforni, një viç i shpëtuar në Maqedoni dhe një postim që i paraqiti të dyja ngjarjet si një të vetme. Vetëm pas verifikimit nga PortaliX, drejtori i QMK-së, Muhamed Ali, pranoi se fotografia nuk i përkiste ngjarjes në Maqedoninë e Veriut dhe se ishte përdorur vetëm si ilustrim. Edhe pse nuk kishte dijeni për historinë e vërtetë të viçit në fotografi, Ali këmbëngul se një skenë e ngjashme ka ndodhur edhe në vend dhe se ai vetë ka qenë i pranishëm gjatë shpëtimit.

Dyshimet për falsifikimin e mbi 300 lejeve të drejtimit të kategorive C dhe D kanë nxitur rishqyrtimin e mbi 50 lëndëve nga Kontrolli i Brendshëm i MPB-së. Për rastin, sipas burimeve për PortaliX, është njoftuar edhe Prokuroria Themelore Publike.


Komisioni Shtetëror e hodhi poshtë si të pabazë ankesën e shtëpisë botuese "Litera" për tekstin shkollor të klasës së tetë. Megjithëse thotë se i ka shqyrtuar të gjitha pretendimet për parregullsi, refuzon të publikojë arsyetimin e plotë. Ndërkohë, "Litera" ende nuk e ka marrë zyrtarisht vendimin.

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës po heton nëse rreth 29 milionë denarë nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025 janë ndarë në kundërshtim me ligjin. Dyshimet lindin pasi për masat përkatëse nuk rezulton të jetë marrë vendim paraprak për lejimin e ndihmës shtetërore. Mes përfituesve janë edhe shtatë kompani që kanë marrë gjithsej 1.65 milionë denarë, ndërsa pjesa tjetër u është ndarë shoqatave. Komisioni ende nuk ka përcaktuar nëse fondet janë dhënë realisht në mënyrë të paligjshme.

Një përdorues nga komuna e Karposhit në Shkup, brenda vetëm një muaji e gjysmë, ka realizuar fitime prej më shumë se 10,8 milionë eurosh në platformën shtetërore të lojërave të fatit online “Megawin”. Sipas të dhënave të disponueshme, përdo