
Deri në 44 fëmijë në një grup me vetëm dy të punësuar – alarm për kushtet dhe sigurinë në kopshtet e fëmijëve
Në kopshtet e fëmijëve në të gjithë vendin janë regjistruar 41.667 fëmijë, ndërsa 4.993 të tjerë janë në listat e pritjes. Në Komunën e Aerodromit, në vend të 12 fëmijëve të paraparë me ligj, në një grup çerdheje ka deri në 44 fëmijë, për të cilët kujdesen vetëm dy të punësuar. Mungesa e kuadrit dhe e hapësirave vazhdon të mbetet problem serioz, ndërsa sistemi i paralajmëruar i vauçerëve për kopshtet private ende mbetet vetëm një ide.












